Sulmi kibernetik në Shqipëri, sistemet e policisë te bllokuara prej një jave

schedule17:56 - 17 Shtator, 2022

schedule 17:56 - 17 Shtator, 2022

Prej një jave sistemet e brendshme të Policisë së Shtetit vijojnë të jenë të bllokuara, që pas hakerimit të sistemit TIMS, duke vështirësuar ndjeshëm punën e uniformave blu.

Edhe pse dy ditë pas hakerimit, sistemi TIMS u rikthye, sërish në pikat kufitare të Kapshticës e Qafë-Thanë janë shfaqur problematika në bllokimin e sistemit.

Mësohet se në orare të ndryshme, ky sistem ka shfaqur mosfunksionim të plotë në disa pika kufitare.
Oficerët e policisë janë të detyruar që në ato momente të punojnë me regjistra dhe hyrje-daljet e qytetarëve të regjistrohen në mënyrë manuale.

Nga ana tjetër, dy sistemet e brendshme të policisë, ADAMS dhe MEMEX, ku ndër vite janë mbajtur shënim të dhënat kryesore për kontigjentët kriminalë, nuk janë mundur të vihen në punë nga policia në të gjitha qarqet e vendit.

Bllokimi i tyre është bërë që prej momentit kur hakerat e financuar nga Irani goditën sistemin TIMS në pikat kufitare. Ky është sulmi i dytë kibernetik që prek vendin tonë, pas atij të portalit e-Albania, dy muaj më parë./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!