Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmi kibernetik i Iranit në 2022, prej aktivitetit të muxhahedinëve në Manzë?/ Nufi: Nuk ka asnjë provë që e mbështet këtë

schedule20:40 - 24 Nëntor, 2026

schedule 20:40 - 24 Nëntor, 2026

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi thotë se nuk ka asnë provë që sulmi kibernetik i Iranit në 2022, ka ardhur për shkak të aktivitetit të muxhahedinëve në Manzë, të cilët janë kundër regjimit iranian.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, se nuk aktiviteti i tyre në Manzë, nuk justifikon sulmin kibernetik iranian ndaj Shqipërisë.

“Herën e parë, që është kërkuar që muxhahedinët e Mekut të strehoheshin në Shqipëri, ka qenë në vitin 2012. Në 2016 është firmosur një memorandum bashkëpunumi, që muxhahedinët të vijnë në Shqipëri, nën petkun e ndihmave humanitare, kur ndodhi një incident në Irak tek kampi ashraf 2. Ishin masakruar nga një sulm terroriste brenda në kamp, njerëz të pafajshëm Ajo që është fakt sot, për ata që jetojnë në Manzë, kanë moshë mesatare mbi 60 vjeç. Nuk ka asnjë provë. Organizata e muxhahedinëve nuk është e pozicionuar vetëm në Shqipëri. Qendrën e kanë në Francë. Aktivitetin e tyre, ata e kryejnë kundra regjimit në disa vendndodhje njëkohësisht. Them me siguri se ka pasur edhe një kontroll në Manzë, ka pasur një hetim, sa i përket veprimtarisë së tyre. Nuk mendoj se aktiviteti i tyre në Manzë, justifikon sulmin e tyre në 2022”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!