Sulmi kibernetik, ekspertët: AKSHI 14 muaj nën hakerim

schedule14:13 - 16 Shtator, 2022

schedule 14:13 - 16 Shtator, 2022

Gjithmonë e më shumë po dalin të dhëna të reja mbi sulmin kibernetik të ndodhur në Shqipëri, dhe për ndikimin e sulmeve të tilla në të gjithë rajonin e Ballkanit. Të dhëna të tjera u dhanë nga të pranishmit në studio e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri. Të ftuarit në studio Ervin Karamuco, pedagog i Kriminologjisë dhe Besir Semanaj, ekspert teknologjie theksuan që është një sulm kibernetik më i madh se sulmi i e-Albania, ka të bëjë me hakerimin e sistemit të policisë dhe është e rëndësishme të theksohet që sistemet e tjera nuk janë prekur.

Ajo që po zbulohet gjithnjë e më shumë është që është një hartë më e gjerë sulmesh sesa vetëm për Shqipërisë, dhe këto sulme kanë si qëllim kryesor të destabilizojë të gjithë rajonin e Ballkanit. Në kuadrin e këtyre sulmeve mund të jetë iniciuar dhe vizita urgjente e kryeministrit Kurti në Shqipëri gjatë ditëve të fundit. Sipas ekspertit të Kriminologjisë Karamuço mbrapa këtyre sulmeve është ‘Irani dhe Rusia, ka dhe financime të tjera, që kanë si qëllim që të krijojnë kaos, panik, destabilizim, rrëzimin e qeverive pro-perëndimore në vendet e Ballkanit’.

Për ekspertin e teknologjisë Besir Semanaj, situata aktuale është që bllokuar aksesi për pasaporta dhe karta identiteti. ‘Sulme ka pasur në mënyrë të vazhdueshme, prej vitesh, sulmet nuk po organizohen vetëm drejt Shqipërisë, por në të gjithë rajonin, ndryshe nga vendet e tjera, në Shqipëri ka ceduar sistemi i sigurisë, ndërkohë që Kosova ka një javë që është në sulm’. Sipas tij ka një ndryshim midis sulmit në Kosovë dhe në Shqipëri, në Kosovë këto sulme i kanë bërë sistemet të paaksesueshme, ndërkohë që në Shqipëri ka pasur akses në të dhënat, përfshirë dhe ato të policisë, por nuk ka dëme, megjithëse akoma nuk ka një deklaratë zyrtare nga autoritetet.

Të pranishmit theksuan që mendohet se hakeruesit të jenë individë të cilët kanë qëndruar rreth 14 muaj dhe është shfrytëzuar infrastruktura e AKSHI-t për të hakeruar Kosovën. Sipas ekspertit Semanaj: ‘teknikisht, funksionin një gjë e tillë, servera të cilët janë kompromentuar dhe janë marrë për të sulmuar një vend tjetër, kolegët në Kosovë, e pohojnë, nuk do të thotë që infrastruktura shqiptare sulmoi infrastrukturën e Kosovës, por serverat e kompromentuar të infrastrurës shqiptare ka sulmuarm këto servera’. Ndërkohë që sipas ekspertit të teknologjisë Semanaj ‘nuk dihet akoma se cfarë informacionesh kanë dalë, e cila është gjëja më minimale dhe gjëja më e thjeshtë që një IT mund të bëjë. ‘Duke qenë se hakerat kanë qëndruar mbi 14 muaj në sisteme, do të thotë që nuk ka pasur apo ka munguar një auditim të jashtëm, një server që duhej të bëhej update që në shkurt të 2019, ndërkohë që ishte akoma i updatuar’.

Ekspertët kanë theksuar që aktualisht nuk janë rikthyer akoma në punë sistemi i gjobave dhe sistemi biometrik. Sipas tyre dikush duhet të mbaje përgjegjësi, përderisa kemi të bëjmë dhe me gabime njerëzore.

Karamuço: ‘Policia e Shtetit ka referuar disa raste në prokurori, persona shqiptarë dhe të huaj, këto referime do të përkthehen në urdhëra të ndalimit të personave, disa janë në shqiptarë dhe disa ndodhen jashtë. Ka pasur edhe persona brenda ambasadës iraniane të cilët kanë pasur veprimtari me hakerimin ose në mbështetje të hakerimit’.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!