Izraeli ka nisur një sulm kundër Iranit me raportime për shpërthime brenda vendit.
Media shtetërore iraniane tha se bateritë e mbrojtjes ajrore ishin gjuajtur në disa provinca, me tre dronë të shkatërruar mbi qytetin qendror të Isfahanit, i cili është shtëpia e një baze ajrore të madhe ushtarake dhe objekteve bërthamore.
Si pasojë e sulmit Irani ndaloi fluturimet në Teheran dhe nëpër zonat e rajoneve të tij perëndimore dhe qendrore. Deri më tani nuk ka raportime për dëme apo viktima. Sulmi përkoi gjithashtu me ditëlindjen e liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.
Sulmi vjen në mes të tensioneve të rritura në rajonin e Lindjes së Mesme pas sulmit të paprecedentë të Iranit me raketa dhe dron ndaj Izraelit. Sipas vëzhguesit bërthamor të OKB-së, nuk ka pasur dëmtime në vendet bërthamore të Iranit.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se po monitoron situatën “shumë nga afër” dhe bëri thirrje për “përmbajtje ekstreme”.