Sulmi izraelit ndaj Iranit, dhuratë për ditëlindjen e liderit suprem

schedule11:21 - 19 Prill, 2024

schedule 11:21 - 19 Prill, 2024

Me gjithë presionet ndërkombëtare që të mos kishte një përgjigje ndaj Iranit nga Tel Avivi, Izraeli sulmoi mëngjesin e kësaj të premteje Iranin.

Ky sulm i pretenduar nga Izraeli përkon me ditëlindjen e liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khameni, i cili sot mbush 85-vjeç.

Sipas “Jerusalem Post” ka pasure një shpërthim, por nga ana tjetër burimet thonë se Izraeli nuk do të marrë përgjegjësi për sulmin. Po ashtu Irani në asnjë moment nuk ka konfirmuar që është sulmuar nga Izraeli, por thotë se “Burimi i huaj i incidentit nuk është konfirmuar. Ne nuk kemi marrë asnjë sulm të jashtëm dhe jemi të prirur drejt një infiltrimi dhe jo sulmi”.

Sipas BBC, nëse bëhet fjalë për një sulm të kufizuar ndaj objektivave ushtarakë që lidhen me sulmin e Iranit ndaj Izraelit fundjavën e kaluar, të tilla si një bazë ajrore ose një objekt ruajtjeje raketash, atëherë kjo mund të shihet si një përgjigje më pak e përshkallëzuar izraelite sesa ajo që disa perëndimorë zyrtarët kishin frikë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!