Sulmi iranian në Izrael/ Nura: Netanyahu po përfiton nga “liria” para zgjedhjeve amerikane. SHBA, tashmë e përfshirë në luftë

schedule21:54 - 1 Tetor, 2024

schedule 21:54 - 1 Tetor, 2024

Gazetari Artur Nura thotë se Izraeli po përfiton nga situata parazgjedhore në SHBA për të vepruar në Lindjen e Mesme. Sipas tij, të dy kandidatët Kamala Harris dhe Donald Trump, kanë folur për ndërprerje të konfliktit, dhe se Netanyahu s’do të jetë kaq i lirshëm të veprojë pas zgjedhjeve në SHBA.

“Nuk ishte si rrufe në qiell të hapur, qielli ishte ngrysur me kohë. Kjo u vu re që dje nga Biden, kur bëri thirrje për ndalim të konfliktit. Në analizë të ndryshme, zgjedhjet në Amerikë kanë rëndësi edhe në Lindjen e Mesme se edhe Harris dhe Trump kanë folur për mbyllje të konflikteve. Edhe po të fitojë Harris, Izraeli s’do të jetë kaq i lirshëm. Në një farë mënyrë po shfrytëzon dobësinë e pozicionit politik të Biden dhe ka krijuar situatë të paparashikuar. Pavarësisht se nga DASH, u tha se nuk ishin paralajmëruar për sulm nga Irani, por analizat e prisnim një sulm të tillë. Ndoshta edhe vetë Netanyahu.“, tha ai.

Sipas tij, tashmë SHBA është e përfshirë në luftë.

“Janë shtuar numrat e trupave amerikanë në Lindjen e Mesme, agjensitë e huaja flisnin për mijëra ushtarë, luftanijet amerikane janë në gadishmëri. Amerika është e përfshirë tashmë. Edhe Biden ka urdhëruar trupat të mbrojnë Izraelin ndërkohë që Dash ka folur përsëri me zërin institucional për ndërprerjen e konfliktit.”, u shpreh Nura./abcnews.al