Sulmi iranian ndaj Izraelit, reagon Hamasi: E drejtë natyrore dhe përgjigje e merituar

schedule11:30 - 14 Prill, 2024

schedule 11:30 - 14 Prill, 2024

Hamasi ka mbrojtur sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Grupi e quajti gjuajtjen e qindra raketave dhe dronëve nga Irani brenda natës një “të drejtë natyrore dhe një përgjigje të merituar”.

Veprimi ushtarak i Iranit erdhi pas një sulmi të dyshuar ajror izraelit në kompleksin e ambasadës së tij në Damask më 1 prill që vrau oficerë të Korpusit elitë të Gardës Revolucionare Islamike.

“Ne në Hamas e konsiderojmë operacionin ushtarak të kryer nga Republika Islamike e Iranit si një të drejtë natyrore dhe një përgjigje të merituar për krimin e shënjestrimin e konsullatës iraniane në Damask dhe vrasjen e disa liderëve të Gardës Revolucionare”, tha Hamas në një deklaratë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!