Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu falënderoi ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Britanisë për mbështetjen e tyre të mërkurën, por tha se Izraeli do të marrë vendimet e veta për sigurinë e tij.
“Dua ta bëj të qartë, ne do t’i marrim vendimet tona dhe shteti i Izraelit do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur veten”, tha ai.
Presidenti iranian Ebrahim Raisi paralajmëroi se sulmi më i vogël nga Izraeli në tokën iraniane do të sillte një përgjigje “masive dhe të ashpër”.
Raisi tha se sulmi i fundjavës ishte i kufizuar dhe se nëse Irani do të kishte dashur të kryente një sulm më të madh, “asgjë nuk do të mbetej nga regjimi sionist”.
/abcnews.al