Gjatë ditës së sotme në Policinë e Kosovës mbërritën informacione se në një nga spitalet e vendit do të kishte një sulm. Lidhur me këtë, ka ardhur një reagim edhe nga ministri i i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Vitia në Qendrën e Vaksinimit në sallën “1 Tetori”, ka deklaruar se spitalet janë të sigurta.
“Pacientët janë të sigurt, ne bashkë me bordin dhe drejtorin e SHSKSUK kemi pasur takim, ku kemi diskutuar që përcjellja e familjarëve nëpër spitalet tona nuk duhet të jetë më shumë se një, për momentin duke respektuar masat tona. Ne kemi marrë masat që institucioni shëndetësorë të mos jetë shpërndarës i virusit”, ka thënë Vitia.
Policia e Kosovës është duke bërë kontrolle të rrepta për automjetet që hyjnë në zonën e Qendrave Spitalore. E.L/abcnews.al/

