‘Sulmi i Kurtit ndaj familjes Devolli, i paarsyetuar’/ Rafuna: Në katër vite, asnjë brend ndërkombëtar nuk investoi në Kosovë

schedule17:34 - 15 Janar, 2025

schedule 17:34 - 15 Janar, 2025

Në prag të zgjedhjeve të shkurtit në Kosovë, kryeministri Kurti ka shtuar retorikën e tij në daljet publike dhe së fundmi nga familjes Devolli i cili zotëron një korporatë me rëndësi të madhe ekonomike në Kosovë. Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna u shpreh se sulmi i Kurtit është i paarsyetuar.

Sipas tij, në këto katër vite, asnjë brend ndërkombëtar nuk ka hapur biznes në Kosovë dhe se bizneset nuk janë në garë politike dhe duan të shohin ofertat më të mira për ta.

Është fakt që kemi një sulm të ashpër nga Kurti. Jemi të interesuar për të parë ofertat e partive politike sepse biznesi do një siguri për të ditur planin e qeverisë dhe se si mund të ndihmojnë biznesin.

Kemi parë planet e partive e partive, por tek Vetëvendosja nuk kemi pasur mundësine të shohim një plan përvec masave që kanë thënë nëpër tubime. Përpara tre ditësh në Pejë në vendlinje e familjes Devolli, patëm një sulm të paarsyetuar nga Kurti. Këto biznese janë të respektuara dhe punësojnë  mbi 15,000 familje. Janë kontribuesit më të mëdhenj në eksportin e mallrave të Kosovës dhe në vend të shpërblehen këto biznese për tatimet e paguara, numrin e madh të të punësuarve nuk është e drejtë të sulmohen. Ky është një mesazh më i keq që mund t’ju përcillet atyre që duan të investojnë në Kosovë.

Kryeministri po harron që të vijë një biznes në Kosovë sepse Kosova po vuan për investime kualitative, shumica e tyre shkon nga Diaspora dhe 70% janë në paluajshmëri. Kosova po vuan në hapjen e fabrikave që së paku punësojnë 100 banorë. Nuk kemi pasur asnjë brand që ka hapur biznes në Kosovë. Korporata Devolli është më e kërkuara në rajon dhe kanë shumë presion që të futen në kontakt nga të tjerët. Janë me dhjetëra ambasadorë që kanë vizituar këtë biznes dhe kjo tregon se sa të respektueshëm janë me ligjin. Kërkesa jonë është që të dëgjojmë ofertat e tyre sepse sektori privat nuk po hyn në zgjedhje, nuk është në konkurencë me partitë dhe janë të hapur të ndjekin ofertat e partive./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!