Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmi i koordinuar i SHBA dhe Izraelit në Iran/ Vdes edhe gruaja e ish-liderit suprem Khamenei

schedule16:39 - 2 Mars, 2026

schedule 16:39 - 2 Mars, 2026

Televizioni shtetëror iranian Channel Two ka konfirmuar se Mansoureh Khojaste Bagherzadeh, bashkëshortja e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, është vrarë “në banesën e saj”.

Bagherzadeh ndodhej në gjendje kome përpara se të konfirmohej vdekja e saj.

Më herët, media të ndryshme në Iran kishin raportuar gjithashtu se vajza e Khameneit, një nga nipërit ose mbesat e tij, si edhe dhëndri, janë vrarë gjatë zhvillimeve të fundit.



Ali Khamenei dhe bashkëshortja e tij kishin gjashtë fëmijë: Katër djem dhe dy vajza.

Sulmet e përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit nisën më 28 shkurt, me synimin për të ndalur programin bërthamor iranian.

Nga sulmi më 28 shkurt, mbeti i vrarë lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei.

Në kundërpërgjigje, Irani goditi objektiva në vendet aleate të SHBA-së në rajon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!