Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, reagon Trump: Nuk do të kishte ndodhur nëse do të isha unë president

schedule16:56 - 14 Prill, 2024

schedule 16:56 - 14 Prill, 2024

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka reaguar në lidhje me sulmet e Iranit ndaj Izraelit.

Në një postim në median sociale ‘Truth Social’, Trump theksoi se, sulmi nuk do të kishte ndodhur nëse në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ishte ai vetë.

“Kjo nuk duhet të lejohej të ndodhte kurrë – kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse unë do të isha President!, shkruan Trump në ‘Truth Social’.

Sakaq, presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka kërkuar një takim me liderët e G7, ku përfshihen vendet më të industrializuara të botës ku do të diskutohen hapat e mëtejshme të situatës midis Izraelit dhe Iranit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!