Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas do të takohet të premten me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken, sipas Hussein Al-Sheikh, sekretari i përgjithshëm i komitetit ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës.
Udhëheqja politike palestineze është thellësisht e ndarë midis partisë Fatah të Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor dhe kundërshtarëve të saj militantë islamikë Hamas që kontrollojnë Rripin e Gazës.
Blinken pritet të mbërrijë në Izrael në orët e para të së enjtes në shenjë mbështetjeje për vendin dhe popullin e tij pas sulmeve të Hamasit. SHBA është në bisedime me Izraelin, OKB-në dhe Egjiptin për lejimin e ndihmës në Gaza dhe sigurimin e kalimit të sigurt nga territori për disa banorë.
Izraeli të mërkurën formoi një kabinet të kohës së luftës duke përfshirë figurën e opozitës Benny Gantz për të drejtuar luftën kundër Hamasit. Ministri i mbrojtjes Yoav Gallant është zotuar se do ta “fshijë nga faqja e dheut këtë gjë të quajtur Hamas” . Izraeli ka mbledhur 300,000 rezervistë pranë kufirit të Gazës për një pushtim të mundshëm tokësor./abcnews.al