Irani e quan të panevojshëm sulmin hakmarrës të Izraelit ndaj Iranit.
“Regjimi sionist uzurpues (Izraeli) nuk mori përgjegjësinë për veprimin dhe ndoshta ishte aq i padobishëm sa nuk ia vlente propaganda për të”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Naser Kanani.
“Asnjë civil nuk u plagos dhe nuk u sulmuan shtëpi apo infrastrukturë ekonomike. Vetëm dy baza të inteligjencës u sulmuan. Operacioni (hakmarrës) ka përfunduar,” shtoi zëdhënësi.
Sulmi ishte një hakmarrje ndaj bombardimeve me qindra raketa dhe dronë kundër Izraelit pak ditë më parë. Ishte hera e parë që Irani sulmoi drejtpërdrejt territorin izraelit, i cili pavarësisht numrit të shumtë të dronëve dhe raketa nuk shkaktoi pothuajse asnjë dëm./abcnews.al