Sulmi barbar mbi spitalin e fëmijëve në Ukrainë, shfajësohet Rusia

schedule22:22 - 9 Mars, 2022

schedule 22:22 - 9 Mars, 2022

Sulmi rus mbi një spital fëmijësh në Mariupol ditën e mërkurë në Ukrainë, solli reagime të shumta nga e gjithë bota për brutalitetin e forcave të Putin, të cilat tani nuk përjashtojnë nga shënjestra e tyre edhe foshnjat.

Ndërkohë që pala ruse në reagimin e saj pretendon se kishin të dhëna që në maternitet nuk ka patur fëmijë, por ushtarë ukrainas.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova akuzoi Ukrainën për vendosjen e pozicioneve luftarake në spital.

Sulmi mbi Mariupol erdhi pavarësisht se Rusia ra dakord për një armëpushim 12-orëshe për të lejuar evakuimin e qytetarëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!