Sulmet vdekjeprurëse në Rafah, Borrell thirrje Izraelit të respektojë vendimin e GJNP-së

schedule08:58 - 27 Maj, 2024

schedule 08:58 - 27 Maj, 2024

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell  ka deklaruar se Izraeli po vazhdon ofensivën në Gazën jugore, pavarësisht vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Borrell tha se vendimi i gjykatës botërore duhet të zbatohet, përpara një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së, duke shtuar se ai do të punojë gjithashtu drejt arritjes së një vendimi politik për nisjen e një misioni për kalimin e ndihmave në pikën kufitare Rafah.

Ndërkohë, numri i të vdekurve nga sulmi izraelit në qytetin e tendave në zonën, Tal as-Sultan ka shkuar në 40.

Dhjetëra të plagosur u dërguan në spitalet e zonës.

/abcnews.al