Sulmet terroriste në Siri, 40.000 persona braktisin Idlibin

schedule07:32 - 5 Shkurt, 2020

schedule 07:32 - 5 Shkurt, 2020

Rreth 40.000 civilë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Idlib, në zonën e deeskalimit në veriperëndim të Sirisë. Sulmet e vazhdueshme të regjimit të Bashar al-Asadit në Siri dhe aleatët e tij në dy ditët e fundit ka shkaktuar emigrimin e detyruar.

Sipas Grupit të Koordinimit dhe Reagimit në Siri, për shkak të sulmeve intensive emigrimi i detyruar është rritur në zonat qendrore të Idlibit dhe në rajonet Ariah, Jabal Zawiya dhe Saraqib. Shumica e personave të zhvendosur kanë arritur në kampet në afërsi të kufirit turk ndërsa disa të tjerë u vendosë në zonat e pastruara nga elementet terroriste pas fushatave ushtarake të Turqisë.

Që nga viti 2016, Turqia ka kryer tre operacione të suksesshme në Sirinë veriore kundër YPG/PKK-së terroriste dhe DEASH-it, respektivisht operacionin Mburoja e Eufratit në vitet 2016 dhe 2017, operacionin Dega e Ullirit në vitin 2018, si dhe operacionin Burimi i Paqes i filluar në tetor të vitit të kaluar.

Ndërkohë civilët përballen me vështirësi të mëdha në gjetjen e vendeve për t’u strehuar pasi kampet e refugjatëve janë të mbipopulluar dhe kanë mungesë të infrastrukturës thelbësore. Mijëra familje kanë nevojë të madhe për ndihmë humanitare përdërisa përpiqen të jetojnë në kushtet e vështira të dimrit.

Numri i personave të zhvendosur nga Idlibi dhe Halepi që nga fillimi i vitit 2019 ka arritur në 1,68 milionë persona.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!