Sulmet ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës nënkuptojnë se vendi është “një hap larg” nga ndërprerja e energjisë elektrike, sipas deputetes ukrainase, Kira Rudik.
“Ne jemi çdo ditë një hap larg ndërprerjes së energjisë dhe jemi nën programin e energjisë”, deklaroi Rudik për Sky News.
“Ju jeni duke marrë energji elektrike deri në gjashtë deri në tetë orë në ditë dhe, për pjesën tjetër të kohës, është një ndërprerje. Dhe nuk ka energji elektrike në shtëpi. Pra, ne po përdorim gjeneratorë me naftë ose çdo mënyrë tjetër për të mbështetur veten dhe familjen tuaj.”, shtoi ajo.
Moska nisi një sulm të madh ajror në objektet energjetike të Ukrainës të premten e kaluar, për të cilin Volodymyr Zelensky tha se ishte një nga më të mëdhenjtë në rrjet.
Sulmi dëmtoi objektet e energjisë elektrike në disa rajone dhe detyroi autoritetet të imponojnë ndërprerje edhe më të gjata të energjisë elektrike për miliona civilë, tha operatori kombëtar i rrjetit./abcnews.al