Detyrën po e bën më së miri, dhe për këtë u shpërblye.
Qazim Laçi u përzgjodh në formacionin e javës së Ligës së Parë të Çekisë, pas kontributit të madh në fitoren 2-1 të Spartës së Pragës ndaj Jablonecit.
Mesfushori 28-vjeçar ishte protagonist direkt në përmbysjen e rezultatit duke dhënë asistin e golit të parë shënuar nga shqiptari I Kosovës, Albion Rrahmani, dhe krijoi edhe të dytin realizuar nga Olatunxhi.
Ai mori notën 7.9, e cila nuk ishte ndër më të lartat këtë javë në Çeki, pasi Vasulin mori 9.1 dhe madje Kopic meritoi një 10 absolute, por gjithsesi ishte më I miri në përballjen ku u aktivizua.
Në përgjithësi, Laçi ka qenë titullar për kampionen në fuqi të Çekisë, ndërsa ishte një nga shtyllat e skuadrës edicionin e kaluar kur u fitua titulli.
Kontributi I tij më I madh ishin asistet, e duket se po nis ta bëjë këtë përsëri.
Rrahmani dhe Laçi janë përkatësisht lojtari I dytë dhe I tretë më I mirë I sezonit deri tani për Spartën në kampionat.
Sparta është në vendin e tretë me 37 pikë, në një sezon të vështirë në Çeki pavarësisht kontributit të shqiptarëve si Laçi, Indrit Tuci, Albion Rrahmani apo Ermal Krasniqi. /abcnews.al