Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmet ruse, tym i zi mbi godinën e inteligjencës ukrainase në Kiev

schedule12:38 - 24 Shkurt, 2022

schedule 12:38 - 24 Shkurt, 2022

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se tymi i zi është parë që ngrihet mbi selinë e inteligjencës ukrainase të mbrojtjes në qendër të Kievit.

Ukraina thotë se disa nga qendrat e saj komanduese ushtarake janë goditur nga sulmet raketore ruse këtë mëngjes pasi Moska filloi një operacion ushtarak kundër fqinjit të saj.

Lexo edhe: LIVE/ Luftë në Europë, Rusia sulmon Ukrainën. Bomba edhe mbi civilët, viktima dhe shkatërrim



Së fundmi NATO ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, duke e cilësuar “ të pajustikueshëm”. Aleanca e mbrojtjes, e cila përfshin Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në dhe shumë vende europiane ka dënuar gjithashtu edhe përfshirjen e Bjellorusisë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!