Dy persona janë vrarë dhe të paktën 27 janë plagosur në sulmet e Rusisë gjatë natës, të cilat kanë shënjestruar Odesën dhe Mykolaivin për të tretën natë radhazi.
19 persona u plagosën në qytetin e Mykolaiv, dhe një roje sigurie u vra dhe të paktën tetë të tjerë u plagosën në Odesa, duke përfshirë një fëmijë. Një nga personat u vra nga bombardimet ruse në rajonin verilindor të Kharkiv, thanë autoritetet rajonale.
Në fillim të kësaj jave Moska tha se sulmet në qytetet e Ukrainës të martën ishin në shenjë hakmarrje për shpërthimet në një urë të përdorur për transportin e furnizimeve ushtarake ruse, për të cilat fajësoi Kievin.
Ndërkohë guvernatori i Odesa-s ka raportuar se konsullata kineze në qytet është dëmtuar si pasojë e sulmeve ruse gjatë natës.
“Si pasojë e sulmeve ruse gjatë, ndërtesa e konsullatës së përgjithshme të Republikës Popullore të Kinës në Odesa është dëmtuar,” tha Oleh Kiper.
/abcnews.al