Sulmet ruse në Ukrainë, aleatët dhe partnerët e NATO-s takohen sot në Bruksel

schedule12:37 - 12 Tetor, 2022

schedule 12:37 - 12 Tetor, 2022

Më shumë se 50 vende do të mblidhen në margjinat e një takimi të NATO-s në Bruksel sot për të diskutuar për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, dy ditë forcat ruse goditën me raketa qytete në të gjithë vendin, përfshirë kryeqytetin Kiev, sipas skynews.

Mbledhja shënon takimin e parë të madh të NATO-s që kur Moska aneksoi disa territore ukrainase, njoftoi  mobilizimin e pjesshëm ushtarak dhe kërcënoi se do të përdortë armë bërthamore- lëvizje që aleanca i ka klasifikuar si një përshkallëzim i qartë i luftës që filloi me pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!