Sulmet me raketa ruse në një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin e Kharkivit në Ukrainën juglindore kanë plagosur të paktën 15 persona.
Guvernatori rajonal Oleh Sinyukhubov tha se ushtria ruse ka kryer fillimisht sulme me armë balistike.
“Fillimisht, ushtria ruse kreu sulme me armë balistike. Ka informacione se ka njerëz të bllokuar nën rrënoja. Operacionet e kërkimit janë duke u zhvilluar”, tha Sinekhubov nëpërmjet një reagimi në rrjete sociale.


