Dy persona janë plagosur pas sulmeve ruse në qytetet Kupiansk dhe Vovchansk, thanë autoritetet lokale.
Administrata ushtarake në Kharkiv thotë se të plagosur kanë mbetur dy qytetarë të moshave 36 dhe 52 vjeç, të cilëve iu janë dhënë ndihma mjekësore.
Luftimet në Ukrainën lindore janë përkeqësuar, me trupat që janë kthyer në pozicione të reja në të paktën tre vende përgjatë vijës së frontit.
Ndërkohë sipas analistëve, thuhet se Ukraina po përgatitet për një kundërofensivë ushtarake ndaj Rusisë. /abcnews.al