Sulmet ruse në infrastrukturën energjetike, Zelensky thirrje për më shumë mbrojtje

schedule14:41 - 27 Prill, 2024

schedule 14:41 - 27 Prill, 2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë sërish thirrje për sistemet e mbrojtjes ajrore pas sulmit të fundit në sektorin energjetik të Ukrainës.

Zelensky tha se Ukraina kishte nevojë për sasi të mjaftueshme të mbrojtjes ajrore dhe armëve të tjera për të mbrojtur qytetet e saj dhe për të mbizotëruar në vijën e frontit.

“Terrori duhet të humbasë gjithmonë dhe kushdo që na ndihmon të qëndrojmë kundër terrorit rus është një mbrojtës i vërtetë i jetës”, tha ai.

Sipas informacioneve, forcat ajrore të Ukrainës thanë se kishin kapur 21 nga 34 dronë të lëshuar në të gjithë vendin. Forcat ruse sulmuan infrastrukturën energjetike në Dnipropetrovsk në jug të vendit dhe Ivano-Frankivsk dhe Lviv në perëndim.

“Sulmet e natës së kaluar nënvizojnë nevojën e vazhdueshme urgjente që aleatët e Ukrainës të ofrojnë sisteme më të forta të mbrojtjes ajrore”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!