Synimi rus i infrastrukturës energjetike të Ukrainës me drone dhe raketa i ka kushtuar Kievit rreth 1 miliard dollarë, ka pohuar ministri i energjisë i vendit.
German Galushchenko tha se, që nga mesi i marsit, forcat ruse kanë sulmuar stacionet termike dhe hidrocentrale të Ukrainës si dhe rrjetet kryesore pothuajse çdo ditë.
Kjo ka çuar në ndërprerje të energjisë elektrike në shumë rajone.
“Sot po flasim për shumat e humbjeve për më shumë se një miliardë dollarë. Por sulmet vazhdojnë dhe është e qartë se humbjet do të rriten”, shtoi ai.


