Sulmet ruse, Hoti: Putini i trembet një Ukraine të mbështetur nga SHBA-të

schedule20:03 - 24 Shkurt, 2022

schedule 20:03 - 24 Shkurt, 2022

Teksa analizon synimet e vërteta të hyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë, pedagogu Dritan Hoti, pohon se presidenti rus, Vladimir Putin i trembet një Ukraine demokratike të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo edhe: Lufta në Ukrainë, SHBA i “pret krahët” Putin. Biden: Do paguajë çmim të lartë, sanksionet janë goditëse
Në një intervistë në emisionin “Radari Informativ” në ABC Hoti thotë se Putini është i ndërgjegjshëm se një Rusi e shkëputur nga Ukraina do të ishte e dobët  ushtarakisht.

“Putin tenton ta ç’pajisë Ukrainën nga anëtarësimi i saj në NATO. Putin e peshon sfidën gjeopolitike i trembet një Ukraine demokratike të mbështetur nga SHBA.

Synimi i vërtetë i Putin siguron shkëputjen dhe vendosjen në protektoratin e Rusisë në rajonin  e Donbasit dhe futjen e një pjese në Rusi. Dhe për të dërguar mesazhin ne perëndim se ne pranojmë një Ukrainë te demilitarizuar. Putini është partizan i madh të një strukture te ngjashme me Bashkimin Sovjetik. Putin kërkon ndërtimin e Rusisë mbështetur në element linguistik. Kërkon  stigmatizimin,  të provokojë enklava krizash që të ndërtojë një Rusi të madhe. Për sa i përket Ukrainës, ai e di se Rusia e shkëputur nga Ukraina do ishte e dobët ushtarakisht.    Nisur nga diskutimi i Putinit që ishte një monolog ai e mohoi ekzistencën e shtetit Ukrainas. Por në të vërtete në shekullin e  13 ka ekzistuar një shtet ukrainas”, u shpreh pedagogu.

Hoti thotë se çështja Ukrainë-Rusi është një  krizë tradicionale mes dy vendeve.

“Marrja në dorë e Çernobilit.  Putin kujton se mund të jetë një bazë armatimesh, por është e rrezikshme për shkak të lëndëve bakteriologjike. Është e vështirë të të kthehesh në kushte negocimesh kur ka bombardime dhe të vdekur.  Synimi i sulmit është zgjidhja e çështjes së Ukrainës nga pikëpamja Ruse. Nuk mendoj se ka situata tjera analoge në Europë. Çështja e konfliktit Rusi-Ukrainë është një çështje tradicionale krizash. Është një krizë tradicionale ruse. Ukrainën. Nuk ka gjasa që NATO të ndërhyjë ushtarakisht. Por Putin nuk ka synim të sulmojë vendet e Baltikut as Poloninë”, tha pedagogu./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!