Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se Rusia ka lëshuar 36 raketa në një “sulm masiv” në Ukrainë gjatë natës, sipas The Guardian.
Ai tha se shumica e raketave të lëshuara gjatë natës u rrëzuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit.
Sipas deklaratës së presidentit ukrainas, Volodomyr Zelensky, Rusia ka synuar infrastrukturën energjetike si dhe sistemet e furnizimit me ujë në vend gjatë javëve të fundit.
“Për të gjithë punëtorët dhe shërbimet e energjisë që aktualisht po punojnë për të riparuar infrastrukturën e dëmtuar. Ju jeni heronjtë tanë!”, tha Zelensky në një mesazh në Twitter.
/abcnews.al