Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmet raciste: Kush po na mëson të urrejmë?

schedule12:52 - 22 Mars, 2021

schedule 12:52 - 22 Mars, 2021

Nga Richard Galant, CNN

Nga vjen urrejtja? Kjo ishte pyetja në mendjen e shumë njerëzve pasi vrasjes së  gjashtë grave në Georgia të martën, e cila tërhoqi edhe më shumë vëmendjen për shënjestrimin e aziatiko-amerikanëve që kur u shpall pandemia e koronavirusit.

Një 21-vjeçar u arrestua dhe u akuzua për vrasjen e tetë personave, përfshirë gjashtë gra aziatike. Ndërsa zyrtarët thanë se po hetonin motivin – ata cituan pretendimin se vrasësi kishte një “varësi nga seksi”, gjithashtu ekzistonte një zemërim në rritje për shkak të sulmeve që kur rastet e para të Covid-19 u raportuan në Kinë, dhe politikanët, përfshirë presidentin e atëhershëm Donald Trump, e etiketuan atë si “virusi i Kinës”.

“Politikanët nuk i shpikën ato paragjykime, por po i shfrytëzojnë  për përfitime politike dhe po i shkatërrojnë jetën njerëzve, ” shkroi Frida Ghitis .

Jennifer Ho , vajza e një babai  nga Kina dhe një nëne emigrante nga Xhamajka, jetoi në Jug të SHBA-ë për gati 20 vite. Ajo tha se ” Të jesh një grua aziatike në Amerikë do të thotë që nuk mund të jesh thjesht ajo që ti je : një qenie njerëzore plotësisht e privilegjuar.

“Kjo do të thotë që ju shiheni si një ekran i zbrazët në të cilin të tjerët projektojnë historitë e tyre, veçanërisht, shumë shpesh, fantazitë e tyre seksuale – sepse kultura amerikane i ka portretizuar prej kohësh gratë aziatike si objekte të seksualizuara për kënaqësinë e  mashkullit të bardhë amerikan”.

Kristie Lu Stout i CNN tha se “urrejtja ndaj aziatiko-amerikanëve e ka transformuar nënën time dikur krenare dhe të sigurt në një person të mbyllur në vetvete.

Kjo nuk është për shkak të virusit pasi Covid-19 vazhdon të përhapet kudo. Kjo është për shkak se si një grua  aziatike ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e shënjestruar nga dhuna.

Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti, “Aziatiko-Amerikanët kanë raportuar se kanë qenë në të shënjestër të paktën 500 herë”, theksoi John Avlon .

” Në javët e fundit, ne kemi parë vrasjen e një emigranti Thai 87-vjeçar, Vichar Ratanapakdee, si dhe sulmin brutal të një 67-vjeçari në San Francisko dhe rrahjen e 27 -vjeçari Denny Kim në Koreatown të ​​LA, i cili deklaroi se sulmuesit e tij  i thanë: ‘Ju keni virusin kinez, kthehuni në Kinë.

Lufta e fjalëve

Kanë kaluar vetëm 100 ditë që nga presidenca e Joe Biden  dhe tashmë ia ka një luftë të hapur fjalësh me Presidentin rus Vladimir Putin.

Të Mërkurën, Biden i tha intervistuesit George Stephanopoulos se ai e cilësonte Putin si një “vrasës” dhe tha se ai  do të “paguante një çmim” pas një raporti të inteligjencës së qeverisë amerikane që akuzonte Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020 për të ndihmuar Donald Trump.

Putini u përgjigj Biden, duke thënë se i uronte shëndet.

Politika e Biden për Rusinë nuk mund të jetë shumë ndryshe nga ajo e Trump. Por për Kinën, të dy administratat mund të kenë shumë të përbashkëta.

Në fund të javës së kaluar, ekipi i Biden mblodhi drejtuesit e vendeve të “Quad” – Australia, India, Japonia dhe SHBA. Lisa Curtis , e cila ishte zëvendës asistente e Trump dhe një drejtoreshë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, e quajti lëvizjen e Biden “një demonstrim të jashtëzakonshëm për t’iu kundërvënë” superfuqisë në rritje, Kinës, raporton abcnews.al

A ka qenë pika e kthimit, Covid?

24 maji i vitit të kaluar duhej të ishte dita e dasmës për Aliza Norwood , një mjeke dhe pedagoge në  shkollën mjekësore në Austin, Texas dhe të fejuarit të saj Dan.

Që nga ajo kohë, ata e kanë planifikuar dasmën tre herë. Ata sigurisht që nuk janë vetëm – miliona njerëz kanë anuluar planet dhe kanë marrë masa paraprake kundër përhapjes së virusit. Por tani ka një dritë  në fund të tunelit.Deri më tani mesatarisht 11 milion doza vaksinash po administrohen çdo ditë në të gjithë botën.

Por akoma ekziston frika rreth varianteve të virusit që shkakton Covid-19 dhe Europa po lufton me një ringjallje, së bashku me një shtrirje të ngadaltë të vaksinimit. Sado e vështirë të jetë për t’u vaksinuar, realiteti befasues është se SHBA së shpejti do të ketë mjaftueshëm sasi të vaksinave, shkroi Michael Camunez , një ish ndihmës sekretar amerikan i Tregtisë për Tregtinë Ndërkombëtare.

Vendi ka siguruar doza të mjaftueshme të tre vaksinave të miratuara nga FDA për të paktën 500 milion njerëz, “dyfishi i popullsisë së synuar”.

“Ne nuk mund të lejojmë që një tepricë që shpëton jetë të shkojë dëm”, shkroi Camunez.

Vendi i parë që do të marrë donacione nga SHBA do të jetë Meksika,  një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të vendit.

“Sa më gjatë që Meksika të vazhdojë me shumicën e popullsisë së saj të pavaksinuar, aq më i madh është rreziku që mund të shfaqet një mutacion i ri ose lloji i virusit dhe të infektojë  SHBA-në.

Të enjten, sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se administrata po finalizon planet për të filluar shpërndarjen  e dozave të vaksinës AstraZeneca me Meksikën dhe Kanadanë.

Disa kombe ndaluan përdorimin vaksinës pas disa raporteve për mpiksjen e gjakut tek disa pacientë.

“Rregullatorët dhe ekspertët e sigurisë së vaksinave ende e konsiderojnë vaksinën sigurt dhe efektive,” shkroi Ines Hassan , një studiuese.

Situata në  New York dhe Kaliforni

Guvernatorët e dy shteteve të mëdha bregdetare u përballën me kriza – të dy natyrave shumë të ndryshme. Guvernatori Andrew Cuomo është nën hetim nga Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit dhe një komitet i asamblesë shtetërore  mund të fillojë një përpjekje për të pezulluar akuzat kundrejt tij për ngacmim seksual dhe një skandal që përfshin mos-raportimin e viktimave në shtëpitë e pleqve gjatë pandemisë Covid-19.

Në Kaliforni, republikanët mund të kenë siguruar mjaftueshëm peticione për të detyruar guvernatorin Gavin Newsom të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Por nuk është një “lojë e pushtetit” partizane, shkruajti Lanhee J. Chen.

Pakënaqësia e publikut është e rrënjosur në keqmenaxhimin dhe udhëheqjen joadekuate të Newsom gjatë pandemisë Covid-19 “, përfshirë një dështim për rihapjen e shkollave,  në rihapjen e bizneseve, pyetjeve rreth shpërndarjes së vaksinave dhe problemeve me programin e papunësisë, sipas Chen.

Milje për të udhëtuar

Një shekull më parë, fermerët me ngjyrë zotëronin 14% të të gjitha fermave. Sot ata zotërojnë “më pak se 1% të tokave bujqësore amerikane.

Këto pabarazi reflektojnë praktika shtypëse pas skllavërisë që bllokuan pasurinë e njerëzve me ngjyrë. Ish-Afro-Amerikanët e robëruar, pasi iu premtuan ’40 hektarë’si kompensim për dekada të punës së papaguar gjatë skllavërisë racore , u detyruan përmes dhunës dhe kërcënimeve të punonin pa u paguar madje duke lënë në borxhe shumë fermerë më ngjyrë.

” Ligji i ri do të lehtësojë fermerët nga 4 miliardë dollarë borxh dhe do të investojë një tjetër 1 miliard dollarë në “arsim, grante dhe investime”.

Shumë nga banorët kryesisht me ngjyrë të kryeqytetit të Misisipit, Jackson, kaluan javë të tëra pa ujë të rrjedhshëm,” shkroi historiani Keri Leigh Merritt . “Sipas Mississippi Today, mbi 40,000 njerëz, nuk ishin në gjendje të pinin, të laheshin ose të lanin rroba, enë, – gjatë pandemisë.

Guvernatori Tate Reeves dhe ligjvënës të tjerë të Bardhë po mbajnë peng qytetin e drejtuar nga njerëzit me ngjyrë, duke refuzuar të financojnë dëmet. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!