Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Raphael Grossi denoncoi sulmet kundër termocentralit bërthamor Zaporizhia në Ukrainë, më i madhi në Europë, duke bërë thirrje për “fundin e kësaj çmendurie”.
Rusia dhe Ukraina akuzuan sërish njëra-tjetrën ditën e djeshme për bombardimin e zonës ku ndodhet termocentrali bërthamor në jug të Ukrainës, i cili ka qënë në kontrollin e forcave ruse.
“Shpërthimet janë krejtësisht tëpapranueshme”, tha Grossi.
“Kushdo që qëndron pas kësaj duhet të ndalojë menjëherë. Siç e kam thënë shumë herë në të kaluarën: po luani me zjarrin!”, tha ai. “Njerëzit që e bëjnë këtë e dinë se është e qëllimshme”.
Për muaj të tërë, Moska dhe Kievi kanë akuzuar njëri-tjetrin për bombardimin e zonës rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia.
Agjencia e Energjisë Atomike e Ukrainës akuzoi Rusinë për bombardimin e termocentralit.
/abcnews.al