Sulmet në veri të Kosovës, Balla: Tirana krah Prishtinës, i bashkohemi thirrjes së SHBA-ve dhe BE-së

schedule14:15 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 14:15 - 12 Dhjetor, 2022

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla komentoi sot dhunën ne veri të Kosovës, duke shprehur mbështetjen e qeverisë shqiptare.

Balla nënvizoi se Tirana zyrtare i bashkohet thirrjes së SHBA-ve dhe BE-së që duhet të respektohen vendimmarrjet e institucioneve të Kosovës.

“Ajo që është shumë e rëndësishme, është që kryeministri Rama ka qenë shumë i qartë në dënimin e të gjitha akteve të dhunës, të ndodhura dhe në mbështetje të nevojës për të mos eskaladuar asnjë prej ngjarjeve aty dhe unë mendoj që rëndësishme është që Kosova, duhet kuptuar nga të gjithë, përfshirë këtu edhe Serbinë, që është shtet i pavarur, shtet me institucione dhe natyrshëm ne duhet të respektojmë të gjitha vendimmarrjet e institucioneve të Kosovës si një shtet i pavarur”, tha Balla.

“Megjithatë, ajo që dua të ripërsëris dhe që mendoj që është qëndrimi zyrtar i Tiranës dhe i Ministrisë së Jashtme, është që ne i bashkohemi thirrjes së SHBA-ve dhe BE-së që duhet të respektohen vendimmarrjet e institucioneve të Kosovës dhe të dënojmë sulmet. Sulmi ndaj oficerit të EULEX-it është i papranueshëm, duhet dënuar nga të gjithë, përfshirë Serbinë”, theksoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!