Sulmet në Izrael/ 22-vjeçarja zhduket pas masakrës së festivalit, nëna e saj: Thjesht dua të kthehet

schedule15:28 - 9 Tetor, 2023

schedule 15:28 - 9 Tetor, 2023

Një 22-vjeçare irlandeze-izraelite është në mesin e të zhdukurve pasi persona të armatosur të Hamasit sulmuan festivalin Supernova pranë kufirit të Gazës, duke lënë të vdekur afro 300 njerëz.

Në një intervistë, Jennifer Damti tha se vajza e saj, Kim, i kishte telefonuar menjëherë pas fillimit të sulmit.

“Kim nuk e kuptoi se kishte shtatë apo tetë furgona Toyota plot me terroristë dhe ata qëlluan kudo”, tha ajo.

“Ata thjesht i qëlluan dhe kjo është arsyeja pse jam këtu, sepse dua që bota ta dënojë këtë sjellje”, shton ajo.

“Nuk mund të flej. Gjithçka për të cilën mund të mendoj është se ku është, nëse vuan, nëse është ende gjallë. Unë thjesht dua që të kthehet”, tregon nëna e saj.

Taoisearch irlandez (kryeministri) Leo Varadkar tha se qeveria ishte në dijeni të rastit dhe zyrtarët konsullorë ishin në kontakt me familjen./abcnews.al