Sulmet në Idlib, Turqia kërkon ndihmë nga NATO

schedule08:02 - 13 Shkurt, 2020

schedule 08:02 - 13 Shkurt, 2020

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar  ka kërkuar ndihmën e NATO-s për çështjen e sulmeve të regjimit të Asadit në Idlib. Në një deklaratë për mediatministri ka thënë se ka udhëzuar ushtrinë që të japë kundërpërgjigjen më të fuqishme nëse regjimi i Asadit ndërmerr ndonjë veprim kundër pikave të vëzhgimit ose pikave ushtarake.

“Do të ketë kundërpërgjigje nëse ndodh ndonjë gjë. Ne kemi thënë vazhdimisht se nuk do të tërheqim personelin dhe ushtarët tanë nga atje (nga pikat e vëzhgimit në Idlib)”, tha Akar.

Ai tha se Turqia nuk do të evakuojë asnjë prej 12 pikave të vëzhgimit në Idlib, duke paralajmëruar se ushtarët turq janë nën urdhërin për të dhënë kundërpërgjigje të fuqishme kundër sulmeve ndaj pikave ushtarake në Siri.

Gjithashtu ministri turk njoftoi se Turqia ka kryer presion mbi Rusinë që të përdorë ndikimin e saj mbi regjimin e Asadit, që sipas marrëveshjes së armëpushimit të arritur më parë, forcat e regjimit të tërhiqen dhe madje të largohen nga rruga tokësore me rëndësi strategjike (M5)./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!