Sulmet në Bucha, Rama: Asgjë nuk mund të justifikojë këtë mizori

schedule21:49 - 3 Prill, 2022

schedule 21:49 - 3 Prill, 2022

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar shokuese imazhet e civilëve të vrarë në Ukrainë.

Përmes një postimi në twitter, Rama shkruan se duhet bërë gjithçka që të dënohen këto krime lufte. Sipas tij asgjë nuk mund të justifikojë këtë mizori në Bucha.

Postimi i Ramës:

Imazhet e tmerrshme të civilëve të vrarë në #Bucha Massacre, #Ukrainë, nga ushtria #ruse janë tronditëse. Duhet bërë gjithçka për një hetim të pavarur të krimeve të tilla të tmerrshme. Asgjë nuk mund të justifikojë një mizori të tillë. Sa dhimbje dhe sa turp!

/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!