Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar pas sulmeve kamikaze pranë aeroportit të Kabulit ku humbën jetën me qindra persona. Në një deklaratë për mediat, Obama u shpreh se si president nuk ka gjë më të dhimbshme sesa të të vajtosh me familjarët për amerikanët që kanë rënë për vendin.
“Si shumë prej jush, Michelle dhe unë jemi zemërthyer që dëgjojmë për sulmin terrorist jashtë aeroportit të Kabulit. Si president nuk ka gjë më të dhimbshme sesa të vajtosh me familjarët për amerikanët që kanë dhënë jetën për vendin e tyre.”
Ndërsa citon presidentin Biden, Obama thotë se ushtarët amerikanë që humbën jetën si pasojë e sulmit janë heronj që u përfshinë në një mision vetëmohues për të shpëtuar jetët e të tjerëve.
“Zoti e bekoftë kujtimin e atyre që humbëm dhe t’i mbrojë ata që qëndrojnë në rrugën e të keqes.”
Kujtojmë se nga sulmet e së premtes në Kabul humbën jetën mbi 100 persona, mes tyre edhe 13 ushtarë amerikanë, fëmijë e civilë. /abcnews.al/