Sulmet që Rusia po bën ndaj Ukrainës kanë “detyruar” çdo individ ukrainas të dalë dhe t’i bashkohet ushtrisë për të mbrojtur popullin e tyre.
I fundit që vesh rrobat ushtarake dhe merr armët në krah është edhe “heroi” ukrainas i boksit.
Vasyl Lomachenko është kthyer në shtëpi dhe është bashkuar me ushtrinë për të mbrojtur popullin e tij nga ushtarët rusë.
34-vjeçari, i cili ka qenë kampion bote në boks në tre pesha të ndryshme, fillimisht u raportua se ishte nisur për në Greqi pas pushtimit rus, por tani është rikthyer për t’iu bashkuar betejës. Lomachenko ndau një foto në faqen e tij në Facebook, i veshur me uniformë ushtarake.
Ai nuk është i vetmi boksier i famshëm ukrainas që ka lënë një jetë luksoze për të dalë në vijën e parë, ku edhe Wladimir dhe Vitaly Klitschko i janë bashkuar luftës. /f.a/abcnews.al