Sulmet ndaj rafinerive saudite, rritet çmimi i naftës

schedule11:20 - 16 Shtator, 2019

schedule 11:20 - 16 Shtator, 2019

5.7 milion fuçi nafte në ditë më pak, është rezultati i sulmeve të së shtunës ndaj rafinerisë më të madhe në botë në Arabinë Saudite. Ndërsa autoritetet premtojnë se do të rekuperojnë 30 për qind të prodhimit brenda disa orësh.

Pas sulmeve ndaj rafinerive saudite të “Saudi Aramko” dhe deklaratës së Tramp për përdorimin e rezervave amerikane strategjike të naftës, çmimi i naftës është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme. Mbrëmjen e së dielës çmimi i karburanteve të papërpunuar u rrit me 15 për qind, ndërsa ai i benzinës 11 për qind, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa mëngjesin e të hënës në tregjet aziatike çmimet janë rritur me 10 për qind.

Çmimet kanë arritur maksimumin që nga lufta e Gjirit në vitin 1991. Një fuçi nafte është tashmë deri në 10 për qind më shtrenjtë.

Arabia Saudite është eksportuesi më i madh në botë i naftës dhe sulmet e fundjavës ndaj dy strukturave strategjike, reduktuan prodhimin me 5.7 milion fuçi në ditë, gati gjysmën e prodhimit të vendit, thënë ndryshe baraz me 5 për qind të konsumit ditor në botë. Ky është dëmi më i madh që i është bërë ndonjëherë tregut të naftës. Humbjet llogariten më shumë se 5.6 milionë të humbur në vitin 1979 me revolucionin Iranian dhe 4.3 milion fuci të humbura në vitin 1990 kur Iraku i Sadam Husein pushtoi Kuvajtin dhe në vitin 1973 në kohën e luftës së Kipur, mes Izraelit dhe vendeve arabe. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!