Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmoi ambasadorin, përjashtim Berishës/ PS nis procedurën, kërkon deri 60 ditë jashtë Kuvendit

schedule12:28 - 7 Nëntor, 2025

schedule 12:28 - 7 Nëntor, 2025

“I kërkoj të nderuarit ambasador të nxjerrë cila direktivë e BE e kërkon një gjë të tillë.”

Zotëri ne absolutisht ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar.

Një ditë pas këtyrë deklaratave të Sali Berishës, partia socialiste ka kërkuar ndëshkimin e tij për sulmet ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

Shumica i është drejtuar me një shkresë Sekretariatit të Etikës ku kërkon që Berisha të përjashtohet nga punet e kuvendit nga 10 deri në 60 ditë. Sipas tyre, deklaratat e Berishës ndaj diplomatit të Brukselit, të cilit i përmendi edhe orientimin seksual, ishin fyese, denigruese duke cënuar dinjitetin personal të Gonzatos dhe imazhin e Kuvendit të Shqipërisë.

Paralelisht, mazhoranca ka sqaruar edhe një herë se ligji për barazinë gjinore as nuk kërcënon familjen tradicionale dhe as nuk shton numrin e gjinive, përvec burrë dhe grua. Por ai garanton barazinë mes tyre.

“Ai nuk krijon kurrësesi gjini të reja, vetëm synon të garantojë barazi reale midis dy gjinive që janë burrë dhe grua.Koncepti i “përkatësisë së shumëfishtë” që referohet në ligj nënkupton diskriminimin e shtuar që mund të përjetohet për shkak të moshës, origjinës etnike, vendbanimit rural, aftësive të kufizuara apo statusit socio-ekonomik.”

Deputetja Iris Luarasi mohoi kategorisht mundësinë që mazhoranca socialiste të miratojë ligje që i hapin rrugë përdorimit të termave prindi 1 dhe prindi 2

“As unë dhe as kolegët e mi të Partisë Socialiste nuk do votonin kurre per nje ligj qe nuk do na jepte mundesine qe femijet mos na therrasin nënë dhe baba dhe termat prindi 1 dhe prindi 2 në ligj janë vetëm një gënjeshtër e shpikur nga ata që nuk e kanë lexuar projektligjin, por besojnë çdo gjë që lexojnë në rrjetet sociale.”

Sipas mazhorancës, ligji është në përmbushje të detyrimeve kushtetuese dhe ndërkombëtare. Ai nuk imponon ideologji të huaja por zbaton vlera universal të të drejtave universale të njeriut që Shqipëria i ka nënshkruar. Të enjten, ligji për barazinë gjinore u miratua në kuvend me 77 vota pro të mazhorancës. Të gjithë deputetët socialistët prezencë në seancë ngritën kartonin jeshil, kurse nga opozita votuan vetëm 36 kundër, pasi një pjesë e deputetëve nuk morën pjesë ne votim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!