Sulmet ndaj gjyqtares Irena Gjoka/ Gjikondi: Portalet greke, shpifje si Berisha. Pas takimit të Nokës e Boçit në Janinë…

schedule18:37 - 5 Mars, 2024

schedule 18:37 - 5 Mars, 2024

Juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në “Special Report”, komentoi edhe sulmet ndaj gjyqtares Irena Gjoka, nga Sali Berisha por edhe nga mediat greke. Ajo theksoi se edhe portalet greke kanë pasur të njëjtin ligjërim ndaj gjyqtares sikurse Berisha që erdhën pas një takimi që mbajti Flamur Noka dhe Luçiano Boçi në Janinë.

“Përpara një jave Gjekmarkaj ka pasur një takim me nënkryetarin e parlamentit grek. Pesë ditë pas tij, në Janinë ka shkuar Noka dhe Boçi dhe kanë takuar një kryedeputet të Janinës, një personazh agresiv për interesat e shqiptarëve dhe pas takimit të tyre, kemi parë një koordinim me Berishën. Media greke ka sulmuar egërsisht një gjyqtare të një shteti sovran. Tradhtia ka pasur emrin e shqiptarëve. Ne jemi autorët e të gjithë problemeve në shekuj.

Ky rast i fundit është flagrant, tradhtia kombëtare nuk vihet me pushkë. Edhe kjo është tradhti. Pamë të njëjtin ligjërim që kanë mbajtur portalet greke, e ka mbajtur edhe Berisha nga ballkoni. Të gjitha këto janë në vijën e politikanëve të Tiranës. Politikanët e Shqipërisë janë gati të shesin interesat shqiptare. Për ata nuk ka komb dhe atdhe, ka vetëm urrejtje dhe përçarje kombëtare. Himara nuk është greke, nuk është qytet minoritar grek.

Është shqiptar, unë vetë vij nga një zonë që është pjesë e Himarës dhe nuk e kuptoj këtë stisjen që përpiqen të gjejmë një pikë për të përçarë Shqipërinë dhe për të vënë çizmen e Vorio Epirit. Një figurë si Beleri nuk do të ishte fare pjesë e të lejuarit për të kandiduar dhe krijuar një kaos kaq të madh. E kandidoi Berisha me Metën, por gjeneza është tek qelbi dhe infesioni që ka politika shqiptare, Berisha e Meta, që e propozuan. Ata furnizojnë politikën ekstremiste greke dhe tani bëjnë sikur gjoja bashkohen me orientimin e politikës greke ku jo më larg se sot se gjoja duan ta propozojë si eurodeputet Belerin.“, u shpreh Gjikondi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!