Papa Leoni i XIV ka bërë thirrje për paqe. Ai është shprehur se është shumë i shqetësuar për situatën në Iran dhe Izrael, pasi është përkeqësuar pas sulmeve të fundit.
Ai ka bërë apel që palët të tregohen të përgjegjshëm dhe të angazhohen për ndërtimin e një bote të sigurt dhe paqe të qëndrueshme.
“Askush nuk duhet të kërcënojë ekzistencën e një tjetri. Është detyrë e të gjithë vendeve të mbështesin kauzën e paqes dhe të garantojnë siguri dhe dinjitet për të gjithë”, është shprehur ai.