Forcat ruse kanë goditur qytete në të gjithë Ukrainën, përfshirë kryeqytetin Kiev, duke shkaktuar të paktën 12 viktima. Dhjetë persona duke përfshirë një fëmijë u vranë në një sulm që goditi një bllok banesash në Uman, thanë zyrtarët.
This is Ukraine tonight. Russian war criminals launched over 20 missiles. Massive residential building destruction in Uman city and brutally killing civil people throughout Ukraine, while they were peacefully sleeping.
Should terrorist state even be in UN Security Council? pic.twitter.com/Q8QCHEHEoI
— Mykhailo Fedorov (@FedorovMykhailo) April 28, 2023
Gjithashtu një grua dhe vajza e saj trevjeçare u vranë në qytetin e Dnipro, sipas kryebashkiakut lokal. Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, ka pasur edhe shpërthime në Kremenchuk dhe Poltava.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se 10 ndërtesa banimi u dëmtuan në Uman. Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit tha se kryeqyteti ishte nën sulm për herë të parë në 51 ditë.
Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima civile në kryeqytet. 21 nga 23 raketa dhe dy dronë u rrëzuan nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës, thanë zyrtarët në një postim në Telegram.
/abcnews.al