Sulmet me raketa në Iran/ Shkon në 9 numri i viktimave, mes tyre 4 fëmijë

schedule10:20 - 18 Janar, 2024

schedule 10:20 - 18 Janar, 2024

 Të paktën 9 persona , përfshirë 4 fëmijë dhe 3 gra, u vranë sot në Iranin juglindor nga sulmet me raketa nga Pakistani, sipas autoriteteve zyrtare.

“Dy burra u vranë gjithashtu në sulmin me raketa në një nga fshatrat në kufi, duke e çuar numrin e të vdekurve në nëntë,” raportoi agjencia iraniane e lajmeve Irna duke cituar zëvendës guvernatorin e provincës Sistan-Baluchistan, Alireza Markhamati.

Dy ditë pas sulmeve iraniane në tokën e tij, Pakistani njoftoi sot se kishte kryer gjatë natës në Iran.

Ndërkohë, Pekini, i cili ka marrëdhënie të mira me të dyja vendet, tha se është i gatshëm të “luaj një rol” në zbutjen e tensioneve midis Pakistanit dhe Iranit.

“Në rast se të dyja palët kanë nevojë, ne jemi të gatshëm të luajmë një rol konstruktiv për të qetësuar situatën”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning.

Kina “shpreson sinqerisht se të dy palët mund të tregojnë qetësi dhe përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve,” shtoi zëdhënësja.

/abcnews.al