“Sulmet me raketa e dronë,” Marina ukrainase: Anijet ruse janë tërhequr nga ujërat bregdetare të Detit të Zi

schedule02:00 - 7 Qershor, 2022

schedule 02:00 - 7 Qershor, 2022

Marina ukrainase ka bërë të ditur se flota e Rusisë në Detin e Zi është tërhequr me më shumë se 100 km nga bregdeti i vendit. Sipas tyre, flota ruse është tërhequr si pasojë e sulmeve të bëra më dronë dhe raketa.

Në përditësimin e bërë të hënën, Marina njoftoi se me qëllim rifitimin e kontrollit në pjesët veriperëndimore të Detit të Zi, rusët kanë vendosur sisteme raketore bregdetare në rajonet e Krimesë dhe Khersonit.

Sipas tyre, kërcënimi i sulmeve me raketa nga deti mbetet. Marina tha se rreth 30 anije dhe nëndetëse ruse vijojnë bllokadën e transportit civil.

“Aktualisht, ndodhen deri në 12 anije të mëdha zbarkimi në Detin e Zi, por më shumë se një e treta e tyre janë në riparim,” thuhet më tej në njoftim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!