Sulmet me armë në Serbi, zyrtari i MPB: 90 raste me kërcënimeve brenda pak ditësh

schedule13:59 - 8 Maj, 2023

schedule 13:59 - 8 Maj, 2023

Sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Zheljko Bërkiç këtë të hënë në një deklaratë për mediat ka thënë se janë regjistruar 90 raste të rrezikimit të sigurisë në Serbi.

Në deklaratën e tij Bërkiç është shprehur se 24 prej tyre vijnë nga rrjetet sociale, ndërkohë shtoi se tetë të mitur janë ndaluar.

Zyrtari i MPB-së ka thënë për mediat se vetëm në zonën e Beogradit janë regjistruar 43 raste të rrezikimit të sigurisë dhe shkaktimit të panikut, pesë persona janë ndaluar dhe janë ngritur katër kallëzime penale.

Unë iu bëjë thirrje mësuesve dhe prindërve që të bisedojnë me fëmijët dhe t’iu shpjegojnë atyre se çdo postim që mund të duket humoristik ose do të tërheqë ndjekës mund të çojë në pasoja të rënda”, është shprehur ai.

Sot policia serbe e ka arrestuar një student 19-vjeçar në Serbi, nën dyshimin për shkaktim të panikut dhe çrregullimit psikik.

Ai dyshohet se në një grup të klasës së tij përmes një aplikacioni në celular ka postuar një vizatim të një klase me trupa të gjakosura të shtrira pranë tavolinave, ndërsa njëri mbante një objekt si armë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!