Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Sulmet me 100 të vdekur dhe qindra të plagosur, arrihet armëpushimi në Nagorno-Karabakh

schedule11:23 - 20 Shtator, 2023

schedule 11:23 - 20 Shtator, 2023

Pas sulmeve që nisën ditën e djeshme, duke shkaktuar rreth 100 viktima dhe mbi 200 të plagosur, më në fund është arritur një marrëveshje për armëpushim në Nagorno-Karabakh.

Armenët  ranë dakord me kërkesën e Azerbajxhanit për të ndaluar luftimin dhe çarmatosjen. Sipas të njëjtave informacione, armenët e enklavës do të takohen me autoritetet azere më 21 shtator.

Një ish-zyrtar i lartë i administratës armene të enklavës separatiste të Azerbajxhanit të Nagorno-Karabakh njoftoi më herët se rreth 100 njerëz kishin vdekur dhe qindra u plagosën në atë që ai e përshkroi si një “luftë të madhe” të nisur nga Azerbajxhani në rajon ditën e djeshme.



“Kjo është një luftë e madhe, Azerbajxhani ka filluar një operacion të plotë,” tha Ruben Vardanyan, ish-kreu i qeverisë së rajonit separatist.

Ndërkohë, autoritetet separatiste armene të Nagorno-Karabakh organizuan sot një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të rajonit separatist.

Në këtë takim, përfaqësuesit e autoriteteve armene shprehën keqardhjen e tyre që “përgjigja e komunitetit ndërkombëtar ndaj situatës ishte e pamjaftueshme, me mungesë veprimesh konkrete”, thuhet në një deklaratë të postuar në X nga Ministria e Punëve të Jashtme të autoriteteve separatiste.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!