Roli i Shqipërisë gjatë drejtimit të Këshillit të Sigurisë, sulmet kibernetike të Iranit e të tjera zhvillime të ndodhura në vendin tonë, ishin temat kryesore të takimeve të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në ditën e tretë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Veliaj ka takuar Senatorin e Texasit, John Cornyn, si dhe kongresmenet Carolyn Maloney dhe Elissa Slotkin.
Lexo edhe: “Veliaj, kampion i Shoqërisë së Hapur”, Alex Soros zbulon dhuratën e kryebashkiakut
“Jam shpresëplotë që shumë prej takimeve do të materializohen në një ndihmë shtesë për mënyrën sesi Shqipëria mund të mbrohet më shumë. Jam i sigurt që qeverisë sonë, kryeministrit tonë, nuk do t’i mungojë ndihma nga një aleat ideal si SHBA, që në fakt e kanë marrë shumë seriozisht dhe ka qenë ndoshta një nga pikat më të diskutuara në takimet tona, mënyra sesi Shqipëria e përballoi atë sulm mbi sistemet tona elektronike.”
Kryebashkiaku Veliaj u shpreh gjithashtu se nga aleatët u vlerësua fakti se pavarësisht rrezikut për sulme, Shqipëria hapi dyert për të ndihmuar popuj dhe komunitete në nevojë./abcnews.al/