Sulmet kibernetike/ Salianji: Qeverisë i kanë rënë pantallonat, e vetmja në rajon që dështoi! Balluku: Asnjë e dhënë nuk u zhduk

schedule12:35 - 22 Shtator, 2022

schedule 12:35 - 22 Shtator, 2022

Deputeti Ervin Salianji ka replikuar, me zëvendës kryeministren Balluku, duke theksuar se ajo nuk është informuar mirë dhe ka përgënjeshtruar kryeministrin Rama, kur thotë se nuk ka pasur një agresion të madh.

Salianji theksoi se vetëm Shqipëria ka dështuar nga sulmet, pasi vendet e rajonit nuk kanë pësuar një rrjedhje të tillë të dhënash.

“Zëvendës kryeministrja Balluku përgënjeshtron Ramën. Se ky mbronte AKSHIN dhe nuk ka pranuar se agresioni kaq i madh ka ndodhur dhe Shqipëria të ketë dështuar. Ne kërkojmë që të mbahen përgjegjës, edhe Rama që mashtron dhe ata që kanë qenë përgjegjës për këtë që nuk kanë mbrojtur. Vendet e rajonit e kanë përballuar. Vetëm Shqipëria ka dështuar. Asnjë shtet tjetër nuk i kanë rënë pantallonat si Shqipëria. Se mundohen ta mbulojnë me propagandë. Sulmi nuk mbahet dot me përgjigje të dështuara.” tha Salianji.

Ministrja Balluku mori fjalën në Kuvend dhe në kundërpërgjigje ndaj Salianjit theksoi se Shqipëria nuk ka humbur asnjë të dhënë.

“Asnjë e dhënë nuk është zhdukur nga sistemi këtë ka thënë Rama. Ky sulm ka pasur si synim fshirjen totale të të dhënave por nuk ja kanë dalë. Ky është sulm zero Clear. Fakti që të dhënat janë dhe ekzistojnë. Pavarësisht 4 grupeve që kanë punuar për muaj të tërë dhe pavarësisht financimit të madh të atij shteti. Mos e përdor opozita këtë për abuzime narrative.” /abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!