Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmet kibernetike paralizojnë 4 aeroporte në SHBA

schedule21:43 - 16 Tetor, 2025

schedule 21:43 - 16 Tetor, 2025

Katër aeroporte në Amerikën e Veriut u prekën të martën nga sulme kibernetike, gjatë të cilave në sistemet e adresave publike u shfaqën mesazhe në mbështetje të Hamasit dhe kundër presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Incidentet shkaktuan ndërprerje për pasagjerët dhe alarmuan forcat e sigurisë. Në aeroportin Harrisburg, Pensilvani, mesazhet u transmetuan si shkrim dhe audio, ndërsa incidente të ngjashme raportohen edhe në aeroportet Kelowna dhe Victoria në British Columbia dhe në aeroportin Windsor në Ontario.

Sekretari i Transportit i SHBA-së, Sean Duffy, e cilësoi incidentin të papranueshëm dhe njoftoi se Administrata Federale e Aviacionit po bashkëpunon me autoritetet për hetimin e sulmit.



Incidenti vjen në një kohë kur sulmet kibernetike ndaj linjave ajrore dhe aeroporteve po shtohen ndërkombëtarisht. Në qershor, një grup kriminal preku rrjetet e linjave ajrore në SHBA dhe Kanada, ndërsa në shtator hakerat shkaktuan probleme në aeroportet evropiane, duke ndërprerë sistemet e regjistrimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!