Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla i ftuar në një lidhje live në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, fillimisht komentoi sulmin kibernetik ndaj vendit tonë gati një vit më parë.
Ai se vendi ynë u përfshi nga një prej goditjeve më të mëdha kibernetike. Sipas tij hakerat mund të kenë në territore të ndryshme.
“Ne jemi një vend që prej më shumë se një viti kemi kaluar një prej goditjeve më të mëdhaja sa i përket mbrojtjes kibernetike, mbrojtjes së të dhënave sensitive. Hakerat që kanë sulmuar Shqipërinë kanë vepruar nga vende të ndryshme.
Kush i ka porositur?
Mendoj që ka një strategji të përbashkët. Kur ka nisur lufta e Ukrainës, kam thënë që kjo do të jetë lufta e parë hapësinore. Kemi një luftë hakerash, por edhe një aleancë dhe kundër aleancë hakerash. Luftë hibride. Që çon që nga destabilizmi i betejave politike brenda vendeve të NATOS, të ndihmuar ehe nga faktorët politikë vendas që nuk e kuptojnë se çfarë po bëjnë.
Ndër vite janë investuar miliarda eroi për teknologjitë. Sot jeta jonë varet nga interneti,” u shpreh Kulla.
Fakti që goditja e hakerave ndaj vendit tonë, lë të kuptohet se mbrojtja nga vendet aleate nuk është aty ku duhet. Kulla në lidhje me këtë tha se hakerat kanë goditur edhe vëtë Amerikën disa herë dhe mbrojtja ndaj tyre është e vështirë nga shtete të mëdha e jo më për shtetet e vogla siç jemi ne.
“Hakerat rus dhe jo rus kanë goditur Amerikën më shumë se një herë në çështje delikate. Pak ditë më parë u bllokua Italia. Betejë e vështirë për vende të mëdha e jo më të vogla.
Duhet rritur buxheti për mbrojtjen kibernetike. Buxheti 2% i vendosur nga NATO duhet të zbatohet.
Duhet të kemi vetëdije që kemi hyrë në një luftë rajonale me efekt global”, u shpreh Kulla.r.t/abcnews.al