Sulmet kibernetike, Çupi: AKSHI institucioni me më shumë tendera sekretë, si shpjegohet?

schedule12:12 - 20 Shtator, 2022

schedule 12:12 - 20 Shtator, 2022

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputetja e PD, Dhurata Çupi Tyli, adresoi disa pyetje për drejtuesin e DSK. Çupi mes të tjerash, ngriti një nga shqetësimet më të mëdha siç janë tenderat sekretë, ku rezulton sipas saj se një nga institucionet që e ka aplikuar me shumë këtë procedurë, është AKSHI.

Ajo ka theksuar se AKSHI ka bërë “plot 905 transaksione në Thesar dhe pastaj ministria e shëndetësisë që ka shfrytëzuar kohën e pandemise për të aplikuar tendera sekretë”.

 

Dhurata Çupi: Një nga problematikat që është diskutuar gjatë kësaj legjislature kanë qenë tenderat sekretë. Vetëm akshi ka kryer rreth 905 transaksione në thesar me një vlerë 46 milionë euro vetëm tenderat sekretë. Ndërkohë prokurimet në total vetëm në vitin 2021 kemi një raport 18 përqind e tenderëve të ministrisë së shëndetësisë kanë qenë më procedura sekrete. Nëse flasim për vitin 2009-2014 kanë qenë rreth 14 procedura sekrete me një vlerë 2 milion euro. Ndërkohë që nga viti 2014 janë procedura pafund , 905 transaksione vetëm nga AKSHI, ministria e shëndetësisë dhe ministri të tjera, e kemi ngritur, si e shpjegoni ju? Ju e jepni autorizimin?

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!